Trupi i pajetë i një 40-vjeçari është gjetur mbrëmjen e sotme në fshatin Kabash të Pukës.
Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale A.H, 40-vjeç, trupi i të cilit është gjetur në përroin e fshatit me plagë në kokë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve. Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari ka humbur jetën aksidentalisht pasi është rrëzuar dhe ka goditur kokën.