Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vlorë dhe do të zhvillojë disa takime me strukturat, për të prezantuar projektet e reja për këtë qytet.
Edhe sot përpara takimit të tij disa simpatizantë të PD kanë protestuar me pankarta në duar. Ndërkohë që mes protestuesve ka qenë dhe deputetja demokrate Nada Meçorapaj e cili u ka kërkuar policëve që të hapin rrugën pasi nuk kanë motiv për ti ndaluar. Megjithatë policia nuk ka lëvizur aspak. “Hape rrugën o zotëri do kaloj”, i dejtohet deputetja demokrate policëve duke shtuar se nuk është e drejtë bllokada ndaj qytetarëve të Vlorës në një kohë kuR kryeministri ka mbushur sallën me sevilë.
Edhe protestuesit e tjerë janë shprehur të revoltuar duke thënë që kjo qëë po bën policia është e turpshme.