Franca ul kufirin e shpejtësisë në 80 km/h – Ja limitet për të gjithë rrugët e Europës

Diel, 01 July 2018 13:08

Ditën e diel, Franca ka ulur kufirin e shpejtësisë së lejuar për rrugët interurbane me dy korsi në 80 kilometra në orë, nga 90 km/h, duke iu bashkuar shteteve europiane që aplikojnë limite të tilla të ulëta.

Në Europë, limiti për këto rrugë varion nga 70 km/h deri në 100 km/h. Ashtu si Shqipëria, limitin prej 90 km/h e zbatojnë edhe Kroacia, Greqia, Hungaria, Italia, Luksemburgu, Maqedonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, shtetet baltike dhe Çekia.

Ndërkohë, në Gjermani shpejtësia e lejuar për këto rrugë është 100 km/h. Ndërsa në autostrada nuk ka vendosur limit, por llogaritet që drejtuesit e automjeteve të lëvizin me një shpejtësi mesatare prej 120 km/h.

Një shpejtësi shumë e lartë lejohet edhe në Poloni, ku limiti në autostrada është 140 km/h.

Austria zbaton kufij prej 100 km/h për rrugët interurbane dhe 130 km/h për autostradat. Britania ka një shpejtësi maksimale prej 60 miljesh në orë (96.6 km/h) dhe 70 mph në autostradë.

Shtetet më strikte

Suedia nuk i preferon shpejtësitë e larta dhe kufiri në rrugë jashtë zonave urbane është 70 km/h, ndërsa në autostrada vetëm 110 ose 120 km/h.

Por kufijtë e shpejtësisë shpesh merren edhe si masa ndaj vdekshmërisë së rrugëve. Gjermania, Britania dhe Irlanda janë në krye kur vjen puna te siguria rrugore, me përkatësisht 4.2, 2.8 dhe 3.5 vdekje për 100 mijë banorë.

Ndërkohë, shtetet europiane me vdekshmërinë më të lartë janë Rumania dhe Bullgaria me 9.6 dhe 9.9 vdekje për 100 mijë banorë. Të dyja vendet zbatojnë kufij shpejtësie prej 90 km/h në rrugë interurbane dhe 130 km/h në autostrada.

Edhe Serbia paraqet një numër të lartë vdekjesh në rrugë, për shkak se kufiri i shpejtësisë shpesh nuk respektohet. Në rrugë kombëtare Serbia aplikon një limit prej 80 km/h, ndërsa në autostrada ajo e ka rritur së fundmi shpejtësinë në 130 km/h nga 100 km/h, për t’iu përshtatur limiteve të shteteve fqinje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...