Hetimet për audio-përgjimin e Agron Xhafajt janë ende pa një përgjigje zyrtare në lidhje me ekspertizën e zërit.
Burime nga prokuroria kanë bërë të ditur se ka dështuar tentativa për ti bërë ekspertizën e audio-përgjimit të zërit të Agron Xhafajt dhe se Italia ka kthyer përgjigje se nuk mund të bëjë këtë ekspertizë.
Sipas ekspertëve italianë, ky proces është shumë i vështirë pasi audio-përgjimi ambiental është shumë i dobët dhe zërat janë po ashtu të dobët.
Pas kthimit të përgjigjes nga Italia, prokuroria ka vendosur që të dërgojë audio-përgjimin në një institut në Britaninë e Madhe.