Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, kësaj here në afërsi të Kishës Katolike në atë që njihet si “rruga e Lanës” (bulevardi Zhan D’ Ark).
Një makinë ka goditur një këmbësor i cili dergjet në mes të rrugës i gjakosur. Nga pamjet e siguruara nga JOQ, duket se i aksidentuari, një burrë në moshë të mesme, ndodhet pa ndjenja në tokë.
Ende nuk dihet indetiteti i këmbësorit pasi aksidenti ka pak minuta që ka ndodhur. Policia dhe ambulanca ende nuk kanë ardhur në vendngjarje.
Ky është dhe aksidenti i dytë që ndodhi në Tiranë brenda një harku të shkurtër kohor. Pak minuta më parë një tjetër qytetar u aksidentua rëndë nga një makinë, disa metra larg aksidentit në bulevardin Zhan D’Ark. Incidenti ndodhi po në unazën e Tiranës dhe i lënduar mbeti një qytetar që po ngiste biçikletën.