Fshehu dënimin në Itali, nisin problemet për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë

E mërkurë, 11 July 2018 09:56

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur sot hetimet për gjyqtarin Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë.

Thanza akuzohet për deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit, ndërsa ditën e djeshme një deklaratë për mediat PD i bëri thirrje Prokurorisë së Përgjithshme që të niste hetimet për gjyqtarin në fjalë.

Hetimi ka nisur nga Seksioni i Dekriminalizimit në organin e Akuzës.

Anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza kaloi dje në sitën e ku rezultoi më një sërë problemesh.

Trupa e KPK lexoi raportin e ILDKP ku thuhet se Thanza ka kryer deklarim të rremë të pasurisë dhe nuk ka burime financiare të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë e tij.

Gjithashtu gjyqtarit Thanza iu zbulua një dënim me burg dhe një gjobë në Itali për vjedhje

Login to post comments