Meta dekoron Bashkim Zenelin

Premte, 13 July 2018 12:32

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoron ish-deputetin dhe diplomatin e shquar shqiptar, ish-ambasadorin Bashkim Zeneli me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”

Motivacioni: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e shquar dhe veprimtarinë e gjatë e të spikatur në fushën e politikës së jashtme ku, si gazetar, publicist, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasador, u ka shërbyer me përkushtim çështjes kombëtare e integrimit euroatlantike të Shqipërisë”.

Të pranishëm në ceremoni ish-Presidenti, Rexhep Meidani, ministrat Fatmir Xhafaj e Pandeli Majko, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ish-ministra të Jashtëm, ambasadorë e deputetë.

“Diplomat Zeneli figure e shquar publike, kontribut te spikatur ne politiken e jashtme. Kontributi i tij per pavaresine e Kosoves eshte i jashtezakonshem dhe historik. Ambasador Bashkim Zeneli, një mjeshter i diplomacise publike”, shprehet Meta.

“Titulli "Mjeshter i madh", nder i madh dhe vleresim per te cilin falenderoj Presidentin Meta. Kete titull te larte e ndaj me familjen dhe me te gjithe bashkepunetoret e mi. Do vijoj te kontribuoj pa u lodhur per te ardhmen europiane te Shqiperise”, tha Zeneli.

Login to post comments