Ambasarodja në Greqi, Ardiana Hodbari identifikon shqiptarën e plagosur nga flakët që kanë shpërthyer në periferi të Athinës. Deri në këto momente vetëm ky është rasti i raportuar zyrtarisht.
Bëhet fjalë për një grua 63 vjeçare nga Berati.
Situata është shumë e rëndë dhe tragjike. Numri i viktimave është i lartë dhe pritet të jetë në rritje pasi disa persona janë të humbur.
Ardiana Hodbari për Ora News: "Për sa i përket qytetarëve shqiptarë deri tani zyrtarisht kemi të konfirmuar nga Zyra e Emergjencave dhe Zyra e ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ministrisë së Shëndetësisë greke një shtetase të lënduar të cilën ambasada e kontaktoi duke vajtur në spitalin Evangjelizmo. Ajo është totalisht jashtë rrezikut për jetën. Ajo është një 63 vjeçare nga Berati që jetonte në një nga zonat më të prekura nga zjarret. Mbetemi në kontakt me autoritete greke për të marrë të dhëna zyrtare"
Nuk kemi pasur sinjalizime për viktima apo të plagosur u shpreh ambasadorja shqiptare në Athinë. Ndërkohë zona ku kanë rënë flakët është një zonë ku ka shumë shqiptarë. Jo zyratisht flitet për tre shqiptarë që kanë humbur jetën por zyrtarisht nuk ka asgjë, pasi autoritetet nuk kanë bërë ende identifikimin e viktimave për të përcaktuar sa janë të huaj, dhe vendas.