Rriten krimet ndaj pronës – “Bum” vjedhje banesash dhe lokalesh në tremujorin e dytë

Premte, 27 July 2018 08:30

Numri i veprave penale në vendin tonë është rritur lehtë në tremujorin e dytë të vitit, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Instat raporton se gjithsej janë evidentuar 8484 vepra penale, në rritje me 1.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vjedhjet e banesave regjistrohen në rritje gjatë këtij tremujori, me 14.3%, dhe në total janë 304 thotë Instat.

Vjedhja e banesave, edhe në drejtim të autorëve të kapur, është vepra penale e 3-të më e përhapur në vendin tonë, pastaj asaj në fushën e drogës dhe asaj në drejtim të qarkullimit rrugor.

E njëjta gjë vlen edhe për lokalet e tregtisë, plot 144 vepra penale të regjistruara në tre muaj, në rritje me 16.1% në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2017.

Në rënie të ndjeshme ndërkohë regjistrohen veprat penale të rënda kundër pasurisë, me rreth 32%, paçka se numri i këtyre veprave penale është mjaft i vogël.

E njëjta gjë vlen edhe për vjedhjen e kryer duke shpërdoruar detyrën. Sa i përket autorëve të veprave penale, gjatë tremujorit të dytë janë evidentuar rreth 8100 të tillë.

 

Login to post comments