Mëngjesin e ditës së sotme, policia e Shkodrës ka bërë me dije se ka vënë në pranga dy persona, ndërsa kanë shpallur në kërkim një të tretë, pasi kanë tentuar që të grabisin një të moshuar.
Siç bëhet, në pranga nga policia e Shkodrës janë arrestuar Pllumb Kolbuçaj 45 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër, si dhe Abdullah Hardhiçaj, 53 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër.
Ata janë arrestuar, pasi dyshohet të ketë qenë autorë të grabitjes, të cilët sebashku me një shtetas tjetër, kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A. V. 62 vjeç, me të cilin janë konfliktuar fizikisht, duke i shkaktuar dëmtime, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu është identifikuar edhe autori i tretë i cili u shpall në kërkim shtetasi F. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër.
Ata, në momentin e arrestimit ju gjet maska, doreza, dhe një levë hekuri të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.