“Edi Rama nuk ka një projekt për Teatrin. Projekti për Teatrin është loja sepse projekti i vërtetë janë kullat”.
Ka qenë kjo deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një komunikim me gazetarët nga Selia e PD.
Basha tha se ndjen neveri për peticionin që bënë disa artistë që të ndërtohet godina e re.
Sipas tij Rama arriti t’i mashtronte artistet.
“Mashtrimi që iu është bërë artistëve për teatrin e ri është mashtrim total, pasi afera ka të bëjë me ndërtimin e kullave. Në këto 5 vite Edi Rama ka shpenzuar për perde dhe për kolltuqe, sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtar. Pasi këto i ka shpenzuar për gjërat e luksit. Kur para se qeveria dhe bashkia të zbatoheshin nga Rama dhe velina e tij në Bashki, ekzistonte Bulevardi i ri, dhe jo që ti merrte Sadri Abazi dhe Hakmarrja për Drejtësi dhe bandat e tjera. Por do kishte një shesh dhe të artit dhe kulturës. Pra mundësitë eksitonin. Siç është edhe piramida, që është jashtë funksionit. Teatri nuk ndërtohet duke shkatërruar një pjesë të Tiranës. Kur lexova të ashtuquajturin peticion ndjeva neveri që Rama ia ka dalë të mashtroj artistët. Tirana tashmë quhet Ti-Rama”, tha Basha.