Gjyqtari Bledar Abdullai nuk kalon “sitën” e Vetting-ut, KPK e shkarkon nga detyra

Hënë, 30 July 2018 09:11

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, i cili është njëkohësisht kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Bledar Abdullai, është shkarkuar ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në seancën që u mbaj sot, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi se Abdullai u shkarkuar pasi nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë së tij.

Sipas KPK subjekti në fjalë nuk ka përmbushur detyrimet ligjore për të deklaruar disa prona që disponon.

Po ashtu gjyqtari kishte deklaruar se është investitor në fondin e pensioneve, në një bankë të nivelit të dytë, por nuk ka deklaruar se edhe bashkëshortja e mamaja e tij, janë aksionere në të njëjtën shoqëri.

Login to post comments