Është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare ish-ministri i Mbrojtjes, ish-deputeti i Partisë Socialiste Luan Hajdaraga.
Hajdaraga pësoi disa muaj më parë një hemorragji masive në tru, teksa kthehej nga Struga ku kish vajtur për të dhënë mësim në universitetin e atij qyteti.
Luan Hajdaraga ka qenë ministër socialist, por në momente të veçanta ka luajtur rol për emancipimin e Partisë Socialiste, që ajo të dalë nga mendësia e Partisë së Punës.
Ai ka bërë pjesë në grupin reformator të saj, për të cacur më pranë të majtës të majtës evropiane.
Qytetar i devotshëm i vendit dhe patriot. Bënte pjesë në mendjet e hapura. Megjithëse se ishte në një parti me trashëgimi totalitare do të mbetet në kujtesë si politikan në shërbim të progresit
Sot në ditët e rikthimit të Rilindjes në portat e zeza staliniste dhe komuniste, figura si Luan Hajdaraga kanë qenë të përjashtuara, për të luajtur një rol si ai që thamë.
55 news.al u shpreh ngushëllimet familjes dhe të gjithë të afërmeve dhe miqve të tij.