Ndahet nga jeta ish-ministri, Rama: Nuk gjej fjalë të përshkruaj dhembjen

Hënë, 30 July 2018 12:28

Deputeti i LSI-së, Luan Rama ka shprehur ngushëllim për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Rama thotë se familja humbi njeriun e vet më të dashur, e të gjithë ne; shokun, mikun, profesorin tonë të pazëvendësueshëm, njeriun qytetar e përherë të angazhuar në sfidat e mëdha të kohëve të vështira nëpër të cilat ka kaluar vendi dhe kombi ynë

Mesazhi i Ramës:

Eshtë ndarë nga jeta Profesor Luan Hajdaraga!
Nuk gjej fjalë të përshkruaj dhembjen, veç, ndjej që rëndesa e saj është bërë aq e madhe, sa ishte mirësia e dashuria e fisme dhe e paqtë që ai njeri fali gjithë jetën e vet!
Familja humbi njeriun e vet më të dashur, e të gjithë ne; shokun, mikun, profesorin tonë të pazëvendësueshëm, njeriun qytetar e përherë të angazhuar në sfidat e mëdha të kohëve të vështira nëpër të cilat ka kaluar vendi dhe kombi ynë!
U prehsh në paqe e të ndrittë shpirti shok, mik, vëlla!

Login to post comments