Kremtohet Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin Namazin në Sheshin “Skënderbej”

Tuesday, 21 August 2018 08:22

Sot është dita më e rëndësishme e kalendarit për të gjithë besimtarët myslimanë, Kurban Bajrami. Në Tiranë mijëra besimtarë u mblodhën sot këtë mëngjes për të falur Namazin.

Në një urim për besimtarët, kryetari i KMSH-së, Skënder Bruçaj ka bërë thirrje për më shumë dashuri, mëshirë dhe bujari në mënyrë që shoqëria të mos përjetojë vuajtje dhe tragjedi.

“Le të lutemi në këto ditë të begata ky mbizotëron përkujdesja hyjnore që dashuria, mëshira, bujaria, dhe sinqeriteti të mbizotërojë në zemrat e njerëzve, në mënyrë që shoqëria jonë të mos përjetojë tragjedi dhe vuajtje. Le t’i gëzohemi së bashku kësaj dite të begatë, në të cilën shpresat, dëshirat dhe ëndrrat tona kthehen nga i Plotfuqishmi dhe realizimi i këtyre aspiratave le të pasqyrohet në aktet dhe veprimet tona në ndihmë të atyre që kanë nevojë për ngrohtësinë, dashurinë dhe vëmendjen e të gjithëve ne.Mirësia dhe Begatia mbretëroftë në shtëpitë dhe sofrat tona!”

Login to post comments