Parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri

E Enjte, 06 September 2018 08:34

Territori shqiptar mbetet gjatë gjithë ditës në kushtet e motit të kthjellët, përjashtuar Verilindjen dhe zonat Lindore ku pasditja fuqizon vranësirat duke gjeneruar shira të përkohshëm.

Orët e mbrëmjes dhe gjatë natës vijojnë me kthjellime e vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit, por vranësira të shpeshta dhe shira të izoluar do të ketë ekstremi Verilindor i Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë me rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita nuk sjell ndryshime të ndjeshme të vlerave termike.

Era do të fryjë mesatare dhe rrallëherë e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë. 

Login to post comments