I dënuar me 1 vit burg, arrestohet i riu në Elbasan

Premte, 07 September 2018 09:14

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 30-vjeçar, banues në lagjen "Kongresi" të qytetit, i shpallur në kërkim për disa vepra penale.I arrestuari është shtetasi Erlind Liçenji.

Policia thotë se "ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka dërguar urdherin mbi ekzekutimin e vendimit penal Nr.22/6 dt.12.01.2016 të Gjykatës së shkallës së Parë Kavajë, e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale, "Prodhim e shitje e narkotikeve në bashkëpunim" parashikuar nga neni 283 e 25 të Kodit Penal".

Po sipas policisë, për këtë shtetas Prokuroria e Rrethit Gjyqësor  Durrës, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e Vendimit Penal Nr.120 dt.12.02.2014  të Gjykates së Shkallës Parë Durrës, e cila e ka dënuar me 1(një)vit burgim për veprat penale, "Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor", "Largim nga vendi i aksidentit".

Ky shtetas i'u dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë.

Në Gramsh, arrestim për kultivim narkotikësh

Policia e Gramshit vuri në pranga shtetasin Beqir Xhepexhiu, 56 vjeç, banues në fshatin Kërpicë, Gramsh,si dhe po punohet për kapjen e shtetasit F. Xh., 36 vjeç, banues në fshatin Kërpicë.

Të dy akuzohen  për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...