Partia Socialiste ditën e sotme ka mbledhur Asamblenë Kombëtare, ku do të diskutohet për disa çështje të vendosur na rendin e ditës.
Asambleja po drejtohet nga Sekretari i Përgjithshme, Taulant Ballla, ndërsa i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.
Por ajo çfarë bie në sy është metoda sesi po organizohet punimet, ku është njësoj si në kohën e diktaturës, partia nënë e PS-së, organizonte Plenumin.
Edhe në Asamble, janë caktuar disa personazhe të PS-së për të folur për çfarë ka ndodhur disa probleme që sipas PS-së, po zgjidhen nga qeveria e Ramës.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj doli para të gjithëve duke raportuar për reformat që janë marrë, siç është ecuria e Reformën Territoriale.
Beqaj tha se për shkak të kësaj reforme, janë rritur investime nga Bashkitë. Edhe në Plenumet e Enver Hoxhës, flitet vetëm për rritje dhe prodhime, për gjëra shumë të rëndomta, për të cilët nuk ishte nevojë që diskutoheshin në publik.
Është e qartë se PS-ja e re, ka shumë pak ndryshime nga partia nga e cila u lind.