Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra Bujar Hotin, prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrësit.
Bujar Hoti nuk kaloi procesin e vetting-ut. Hoti ishte pjesë e listës prioritare të vetting-ut për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Prokurori Bujar Hoti ka një karrierë të gjatë si prokuror dhe përgjatë një dekade ai ka drejtuar Prokurorinë e Apelit në Durrës. Në vitin 2013, ai u shkarkua nga detyra si drejtues dhe e kundërshtoi vendimin në gjykatë.
Sipas të dhënave deri në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Hoti është rritur me 31 herë, duke kapur vlerën e 24.8 milionë lekëve.