“Kryqëzimi i vdekjes” në Kodër-Kamëz (Institut), ende asgjë për rregullimin e situatës nga Veliaj

Diel, 16 September 2018 15:43

Ndonëse ka kaluar më shumë se një muaj nga aksidenti tragjik me dy të vdekur, autoritetet ende nuk kanë marrë asnjë masë për vendosjen e sinjalistikës në një kryqëzim që të çon dret Kamzës.

Çdo ditë, qindra qytetarë vijojnë të rrezikojnë jetën kur kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Përveç familjarëve, të cilët kanë vendosur buqeta me lule dhe një biçikletë në kujtim të të afërmve të tyre, dora e shtetit nuk duket gjëkundi.

Enti pronar i rrugës në këtë zonë është Bashkia e Tiranës. Sipas Policisë Rrugore, ky kryqëzim është një “njollë e zezë”, ku mungon semafori, por edhe vijat e bardha për kalimin e këmbësorëve.

Rrugorët kanë kërkuar herë pas here ndërhyrjen për zgjidhjen e situatës. Më 8 gusht, në këtë kryqëzim u përplasën për vdekje një qytetar, që lëvizte me biçikletë, si dhe një vogëlushe 7-vjeçare, që po kalonte rrugën së bashku me të motrën dhe të ëmën.

Policia arrestoi drejtuesen e mjetit, ndërkohë që një nga shkaqet kryesore, përveç pakujdesisë së shoferes, rezultoi të ishte dhe mungesa e sinjalistikës./tch

Modifikuar më Diel, 16 September 2018 16:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...