Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja ka përfunduar pas hekurave, ndërsa Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë ndaj tij “arrest me burg”. Ai akuzohet për dy akuza ndaj Xhisiela Malokut, ish-e dashura e tij nga Fushë Krujës “Dhunim” dhe “Përdhunim”.
Rasti u bë publik vetëm para pak ditësh, ndonëse ngjarja kishte ndodhur që më 21 korrik të këtij viti, kohë kur Xhisiela kishte denoncuar rastin në Stacionin e Policisë së Fushë Krujës.
Por, sa vjet rrezikon të dënohet Rexhep Rraja në rast se të dyja akuzat? Në bazë të Kodit Penal, ai rrezikon të dënohet rreth 20.6 vjet. Kështu, në bazë të nenit 90 “Dëmtime të tjera me dashje” Kodi penal parashikon një dënim me gjobë ose burg deri në 6 muaj.
“Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, përbën kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë deri në 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj”, saktësohet në Kodin Penal.
Deri tani, ekspertiza mjeko-ligjore vërtetoi se ishte ushtruar dhunë ndaj vajzës.
Po ashtu, akuza e përdhunimit do të jetë edhe më e rëndë në rast se provohet, pasi parashikohet burgim deri në 20 vjet.
“Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë, me të rritura ose midis bashkëshortëve apo bashkëjetuesve, pa pëlqimin e njërit prej tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Kur marrëdhënia seksuale me dhunë kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur të dëmtuarës i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të dëmtuarës, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet”, parashikohet me ligj.