Policia e Shtetit ka bërë njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e djalit të deputetit të PS-së së Fushë-Krujës, pas dhunimit dhe përdhunimit që i ka bërë një femre.
Përmes një njoftim për mediat, policia bën me dije se është vënë në pranga Rexhep Rraja 24 vjeç, banues në Krujë, pas vendimit të gjykatës për arrestimin e tij.
Por, policia bën me dije se Rexhep është akuzuar vetëm për përndjekje, kur në fakt ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës, Xhisiela Malokut.
Si mund të akuzohet një person vetëm për përndjekje kur në fakt, djali i deputet të PS-së, i ka djegur cigaren në trup?
Si mund të akuzohesh vetëm për përndjekje, kur në fakt djali i deputetit e ka kërcënuar me armë vajzën në fjalë?
Por, prokuroria edhe gjykatat janë vënë në shërbim të Edi Ramës, për të lehtësuar sa më shumë pozitat e djalit të deputet të PS-së.
/55News.al/