Një plagosje me armë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Policia e Tiranës bën me dije se rreth orës 12:45, në “Selitë“ është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar shtetasi M. Sh., 18 vjeç,
Blutë e kryeqytetit sqarojnë se i plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit.