Vodhi 800 euro, arrestohet polici i burgut të Fushë-Krujës

Premte, 19 October 2018 17:50

Në prangat e policisë ka rënë një polic i burgut të Fushë-Krujës. Sokol Pjetërgjoka akuzohet se i ka vjedhur paratë një shtetasi kosovar.

Mësohet se Pjetërgjoka i ka marrë shtetasit kosovar një çantë ku kishte dokumente dhe 800 euro. Paratë e vjedhura iu gjetën policit në kasafortën e burgut.

Punonjësi i policisë ka qenë turni i tretë dhe kishte dalë në rrugë në pritje të ndonjë makine për të shkuar në punë. Para tij ndalon një makinë, ku udhëtonin tre kosovarë të cilët e kanë dëguar afër punës, pasi andej kishin rrugën.

Login to post comments