Rasti i fundit i legalizimit të kanabisit ka qenë ai në Kanada dhe “suksesi” ka qenë aq i madh saqë “malli” nëpër dyqane ka përfunduar shumë më shpejt se rradha e njerëzve.
Mbi këtë çështje është pyetur kryeministri Rama, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë. Gazetari Çani i ka dhënë rastin e Kanadasë dhe i ka sugjeruar që të legalizojë kanabisin.
Rama është përgjigjur se një vendim i tillë nuk mund të merret përderisa në Shqipëri nuk është mbyllur ende kapitulli i luftës ndaj kanabisit kriminal. Por kjo deklaratë e Ramës bie në kundërshti me dhjetëra herët kur kryeministri ka folur për “kapitull të mbyllur” të mbjelljes së kanabisit në Shqipëri, një debat i cili kohët e fundit është sfumuar në politikën shqiptare.