Një makinë është përfshirë nga flaka gjatë ecjes duke djegur brenda drejtuesin e mjetit.
Policia raporton se shtetasi me iniciale Gj.B., 39 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka gjetur vdekjen si pasojë e djegies pasi ka dalë me vonesë nga mjeti.
Në vendngjarje, ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësja, ku është bërë e mundur shuarja e zjarrit.
U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.