Arrestimi i Arkimed Lushaj ku shihej gati nudo në një dhomë hoteli, i mbuluar vetëm me çarçaf bëri xhiron e mediave.
Nëna e këngëtarit të njohur të rrepit, Stresi, pohoi se djali i saj ka gati padinë civile që do ta depozitojë në gjykatë, për prishje të etikës dhe të privatësisë.
“Dje mori masën ‘arrest me burg’. Ai ndodhet në Fushë-Krujë. Do ta vizitojmë në ditët në vijim. Kam një padi civile. Atë do ta paraqesë Stresi për prishjen e etikës dhe privatësisë. Ai ka ankimuar vendimin e gjykatës dhe anashkalimin e tij”, tha nëna. Kujtojmë se Stresi u arrestua në një hotel në periferi të Tiranës, afër Dajtit, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në një bande kriminale.