Një i moshuar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u vetëvarur me litar.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. Policia thotë se në katin e parë të banesës në lagjen "Manalat i dytë" në Gjirokastër, është vetëvarur me litar 70-vjeçari Muharrem Shehu.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër. Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.