CIA përditëson të dhënat për Shqipërinë, flet për drogën dhe bandat

Hënë, 05 November 2018 14:02

E njohur si një nga agjensitë më prestigjioze në botë CIA ka publikuar së fundmi edhe statistikat për situatën në Shqipëri.

Pas një kërkimi të thjeshtë në faqen zyrtare të këtij shërbrimi amerikan duket se CIA ka përditësuar të dhënat për vendin tonë.

Në faqen zyrtare të CIA-s, teksa shkruan gjeneralitet e përgjithme, thekson se një nga problematikat për Shqipërinë është trafikimi i lëndëve narkotike. Për CIA-n, Shqipëria vazhdon të jetë ende një nga pikat aktive të prodhimit të kanabisit, opiumit të cilat përmes vendit tonë kalojnë tranzit në Ballkan.

Sipas qendrës së inteligjencës së Amerikës, vendi ynë mbetet një nga vendet aktive ku kalon kokaina nga Amerika e Jugut drejt Europës Perndimore.

Këto të dhëna CIA i i përditësoi më 1 nëntor.

Por duket se shërbimi i inteligjeneces amerikane nuk është ndalur vetëm tek droga. Ne statistikat e saj theksohet se bandat shqiptare të drogës janë aktive dhe me zgjerim në Europë ku janë të lidhura edhe më pastrim parash, trafik armësh dhe kontrabandë refugjatësh.

Login to post comments