Shpallet fituesi, ja kush do ta ndërtojë Unazën e Madhe segmentin 2.34 km

Hënë, 05 November 2018 14:31

Teksa banorët e Unazës së Madhe kanë nisur protestat, në Agjencië e Prokurimit Publik janë publikuar kompanitë fituese që do të bëjnë zbatimin e projektit për 3 lotet që përfshijnë segmentin nga pallati me shigjeta te sheshi “Shqiponja”.

Në total ky segment ka një gjatësi prej 2.34 km, ndërkohë që vlera e tij me TVSH është 5.98 miliard lekë. Për lotin e parë, që ka një gjatësi prej 0.76 km fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “Biba X& DH Albania”, me një vlerë prej 2.24 miliard lekë pa TVSH. Loti 2 do të ndërtohet nga kompania Salillari.

Kosto e kontratës për këtë segment prej 0.84 km është 1.66 miliard lekë, ndërkohë që për segmentin e tretë prej 0.74 km fitues është shpallur kompania “Victoria Invest Internacional & Viktoria Invest” me një vlerë prej 1.17 miliard lekë pa TVSH.

Paralelisht ARRSH po planifikon të ndërtojë edhe një segment të ri nga sheshi Shqiponja te bulevardi i Ri, i cili parashikohet të shtrihet në Veri të kryeqytetit ose ne Jug te Njësisë Administrative të Paskuqanit.

Ndërkaq, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka deklaruar se Unaza e Madhe do të jetë tërësisht e përfunduar brenda 3 vitesh.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...