Ndërkohë tubimi është shoqëruar me tensione, pasi një prej operatorëve të një televizioni ka rënë pre e dhunës, ku është goditur nga një provokator i futur nga të tjerë në këtë protestë.
Protestuesit bllokuan rrugën në orën 10:00, ndërsa nuk do të lejojnë qarkullimin e mjeteve. Banorët kërkojnë që banesat e tyre të mos prishen pa u dëmshpërblyer më parë, ndërsa ndër të tjera janë shprehur se edhe Zoti është me ta, pasi koha po mban mirë për të protestuar.