Mall “kinez”?! 3 ditë pas instalimit, në Bulqizë prishet mamografia

Tuesday, 13 November 2018 14:11

Gratë e Bulqizës dhe të fshatrave përreth nuk arritën të bënin mamografinë falas.

Pajisja pësoi defekt vetëm 3 ditë pas mbërritjes në Bulqizë, e tashmë është dërguar për riparim.

Pajisja do të përdorej për dy javë, kohë gjatë së cilës gratë e Bulqizës të interesuara për mamografinë do ta bënin kontrollin falas.

Në Bulqizën e varfër, për shumë prej grave kjo ishte një mundësi e mirë për të bërë kontrollin e gjirit, pasi për shkak të pamundësive ekonomike nuk mund të shkojnë në qytete të tjera.

Për momentin, të vetmit që janë të kënaqur me “shërbimin” në Spitalin e Bulqizës duket se janë lopët dhe qentë, që shëtisin lirshëm në oborrin e institucionit shëndetësor./tch

Login to post comments