Edhe sot mbetemi në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale duke ndikuar mot të kthjellët në Shqipëri.
Mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, më të theksuara në zonat Verilindore- Juglindore.
Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sërish do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit deri në 0°C në zonat malore po ashtu edhe mesdita sjell rënie të tyre duke bërë që maksimumi në rang vendi të arrijë deri në 24°C.
Era vijon e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verilindor-Lindor, ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim i ulët.