"Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë", tha Papa Françesku të dielën në një meshë që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfërit.
Papa Françesku ftoi mijëra njerëz të varfër në Bazilikën e Shën Pjetrit për meshën.
"Thirrja e përditshme e të varfërve bëhet më e fortë, por dëgjohet më pak, e mbytur nga zhurma e disa të pasurve, që rriten gjithnjë e më pak dhe bëhen më të pasur", tha kreu i Kishës Katolike.
Ai gjithashtu iu referua emigrantëve kur u bëri thirrje njerëzve t'i kushtojnë vëmendje "të gjithë atyre që detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre dhe nga vendi amë për një të ardhme të pasigurt".
E diela shënon herën e dytë të Ditës së të Varfërve, një ngjarje që Papa Françesku e filloi vitin e kaluar.
Përveç drekës me të varfërit pas meshës, Papa Françesku ka mbledhur një ekip mjekësh, të cilët do t'u ofrojnë kujdes mjekësor falas të varfërve.
Agjensia franceze e lajmeve AFP, njoftoi se mjekët trajtuan 600 njerëz vitin e kaluar në Ditën e parë Botërore të të Varfërve.