Shpenzimet publike për arsimin, nën mesataren e vendeve me të ardhura të ulëta

Premte, 07 December 2018 08:09

Shqipëria e ka të nënfinancuar sektorin e arsimit nga arka publike, në raport me vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, por edhe me vendet e rajonit.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme shpenzuam për arsimin mbi 4% të PBB-së gjatë kësaj dekade, ndërsa Shqipëria sistematikisht i ka mbajtur nën 3.4% financimet për sektorin e edukimit. 

Në vitin 2017, Shqipëria u rendit e fundit në rajon për shpenzimet dedikuar arsimit. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, Shqipëria shpenzoi 3.1% të sipas statistikave të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, teksa vendet e tjera ky tregues është në intervalin 4-4.5%.

Shpenzime më të larta për arsimin në raport me PBB bëri Mali i Zi (4.5%), Maqedonia (3.95%), Kosova (4.6%), Serbia (3.9%).

Siç shihet nga të dhënat, shpenzimet për arsimin krahasuar me PBB-në i ka më të larta Kosova, për shkak se ka një popullsi më të madhe në moshë arsimi që ndjek sistemet shkollore.

Në një vlerësim të posaçëm për çështjet e arsimore në rajon, Forumi i Ballkanit vlerësoi së fundmi se “Arsimi në Ballkan mbetet një sektor me rrezik të lartë për korrupsion dhe ndikim në politika”.

Me gjithë mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare, rajoni nuk ka bërë para në çështjet e edukimit, teksa Shqipëria ka renditjen më të dobët në të gjithë treguesit e performancës në sektor.

Infrastruktura e sektorit të arsimit në Shqipëri mbetet shumë e dobët dhe nuk po bëhet para për zhvillime në sektorin e Teknologjisë dhe iInformacionit dhe Komunikimit (TIK) në nivel kombëtar.

Burimet njerëzore në sektor ende sfidohen nga mungesa e statusit së arsimtarit, pagat e ulëta, mungesa e autonomisë dhe aftësitë e mangëta.

Teksa modeli arsimor vijon të jetë nën presionin e politikave afatshkurtra, ku kurrikulat ndryshojnë vazhdimisht me ndryshimin e ministrave.

Por megjithatë në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, financimi në arsim mbetet shumë i ulët, pavarësisht nga aspiratat për të arritur nivelet e BE.

Braktisja e shkollave vazhdimisht për shkak të varfërisë, infrastrukturës dhe arsyeve lokale është një faktor i rëndësishëm në të gjitha vendet.

Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, tha se në themel të dobësive të sistemit arsimor në vend qëndron mungesa e financimeve dhe vizionit. Ai tha se vendet që kanë tentuar të sjellin arsimin e tyre në një nivel tjetër për një dekadë rresht kanë investuar 5% të PBB-së. Ish-ministri u shpreh se duhen stimuluar, nëpërmjet bursave, degët e mësuesisë, në mënyrë që të përthithen studentë të mirë dhe më tej duhet të bëhet një lidhje më e fortë mes shkollës së lartë të mësuesisë dhe praktikës mësimore. Tafaj tha se po nuk u bënë këto ndërhyrje, Shqipëria nuk do të jetë konkurruese as me rajonin./MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...