Berisha nxjerr videon: Shikoni si po kërcënohen studentët për të ndalur protestat

Premte, 07 December 2018 08:17

Ndërkohë që studentet po vijojnë me protestat e tyre para Ministrisë së Arsimit, ish Kryeministri Sali Berisha ka postuarnë rrejtët sociale një denoncim të tyre, se kanë ndeshur në kërcënime nga pedagogët për të mos u bërë palë e protestës.

“Studentet denoncojne pseudo intelektuale, zyrtare, mercenare ne Universitetet e Elbasanit, Durresit, Shkodres dhe Fakultetin e Drejtesise ne Tirane qe ju bejne presion dhe i kercenojne”- shkruan Berisha ne faqen e tij ne Facebook.

Mesazhi i plotë:
Pseudo intelektuale, zyrtare, mercenare kercenojne dhe ju bejne presion studenteve!
Studentet denoncojne pseudo intelektuale, zyrtare, mercenare ne Universitetet e Elbasanit, Durresit, Shkodres dhe Fakultetin e Drejtesise ne Tirane qe ju bejne presion dhe i kercenojne.
Studentet denoncojne mediat se po censurojne protesten e tyre de fakto nje revolucion i vertet demokratik kunder Kakistokracise!

Lexoni mesazhet e tyre.

Ju bej thirrje studenteve te kerkojne largimin urgjent te ketyre mercenareve, pseudopedagove dhe zyrtareve vasal nga universititet dhe fakultetet e tyre. Ata jane segmente me te kalbura dhe te korruptuara te regjimit te Kakistokracise (Kakistos ne greqishten e lashte me i keqi). sb

Pershendetje Doktor Jam nje student ne universitetin Aleksander Moisiu ne Durres, dhe sot gjatë kohes qe lajmeruam nje proteste paqesore nga studentet Rektoria dhe dekanet na kercenuan me mungesë dhe mos lejimin e futjes ne provimet e kolegiumeve ju lutem shperndaje anonim se kta te pijn gjakun

faleminderit per mbeshtetjen tuaj zoti berisha por mediat kryesore censuruan protesten dhe po behen percarje dhe kercenime nga pedagoge dhe elemente studentore partiake flm nese e beni publike
kjo po ndodh tek fakulteti im i Drejtesisë.

Modifikuar më Premte, 07 December 2018 08:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...