Moti sot, temperaturat bien në ekstrem

Premte, 07 December 2018 08:25

Vijon ndikimi i kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në të gjithë vendin deri në mesditë ku pritet shtim i vranësirave në zonat veriore dhe pjesërisht në Qendër.

Gjatë pasdites vranësirat do të jenë të dukshme në zonat malore të Shqipërisë.

Sipas Meteoalb era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det, me shpejtësi 35n km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 2-3 ballë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3 gradë deri në 19.

Modifikuar më Premte, 07 December 2018 09:07
Login to post comments