Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim kombëtar, i dënuar me 1 vit burg.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e policisë në Komisariatin e Policisë Elbasan pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim Arben Kruja, 47 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha” Elbasan.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim Nr.765, dt.11.12.2017, e ka dënuar me 1 vitë burg, për veprën penale “Futja ose mbajtja pa leje e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burg”, parashikuar nga neni 324/a/1 i Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proçedurale.