Gjatë marshimit drejt Ministrisë së Arsimit, studentët kanë kaluar nga zona e Bllokut, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen nga kafenetë dhe të bashkohen me ata.
Më pas ata kanë marshuar në drejtim të Ministrisë së Arsimit, ku edhe po protestojnë për disa pika, për të cilët janë të vendosur për të mos u dorëzuar.