Një javë rezistencë para MAS, studentët sot ndryshojnë mënyrën e protestës

E mërkurë, 12 December 2018 08:39

Protesta e studentëve ka kaluar javën e saj të parë. Një javë rezistencë paqësore e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit.

Këtë të mërkurë studentët kanë thirrur një protestë të heshtur, vetëm me libra dhe fletë të bardha, pa parulla dhe as thirrje në kor.

Dhe pse pati mendime të ndryshme rreth vendit ku do të pozicionohen, para Kryeministrisë apo Ministrisë së Arsimit, studentët duket se i kanë dhënë zgjidhje përmes një sondazhi online që ka vulosur me 64% të votave qëndrimin para MAS.

Ora mbetet e njëjtë, 10:00.Por grumbullimi do të nisë që 08:30 pranë Fakulteteve respektive.

Diten e djeshme në orën 16/00 skadoi afati i lënë nga studentët për qeverinë lidhur me plotësimin e kërkesave.

Studentët refuzojnë çdo lloj negociate pa plotësimin më parë të 8 pikave të parashtruara prej tyre.

 

Login to post comments