Apeli nga Kryeministria: Prindërit t'u bashkohen studentëve, o sot, o kurrë!

E mërkurë, 12 December 2018 11:27

Prindërit nuk munguan as në protestën e sotme të studentëve.

"Jam një prind i një studenteje të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe u bëj thirrje të gjithë prindërve të studentëve nga Shkodra deri në Vlorë të bashkohen.Kam 8 ditë që protestoj me studentët. Bëj thirrje të bashkohen, o sot, o kurrë" u shpreh një zonjë para Kryeministrisë.

Ndërsa vetë studentët kërkojnë që qeveria të hedhë sytë nga arsimi dhe të investojë tek të rinjtë që janë e ardhmja e kombit.

"Studentët janë e ardhmja, aty investohet. Nëse nuk investohet te studentët çdo gjë ka marrë fund. Prandaj jemi këtu, mos të lëmë vëllezërit tanë të ikin në emigrim, të rrobaten nëpër kamiona. Jo më, boll më, jemi këtu që të ringjallim shpresën e humbur. Të jemi të gjithë bashkë, vëllezër dhe motra të nisim ndryshimin nga këtu me studentët. Mbështesni fëmijët tuaj, vëllezërit tuaj".

 

Login to post comments