Si u çmend Edi Rama mbrëmë (me video)

E mërkurë, 12 December 2018 11:31

Kryeministri, Edi Rama në një monolog të përsëritur pas atij të bërë përpara 2 ditësh në rrjetin e tij social facebook, ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin Top Shoë ku ka përsëritur thirrjen ndaj studentëve për dialog.

Të pranishëm në studio kanë qenë edhe një grup studentësh, që pretendonin se vinin për të treguar vështirësitë e jetës studentore, por që në fakt një pjesë jo e vogël e tyre u dëshmua se ishin FRESH-istë apo persona të ekspozuar në rrjetet sociale përkrah politikanëve të majtë.

Por pavarësisht se kryeministri brenda përbrenda studios ndihej mbase si në një takim të zakonshëm me strukturat rinore të partisë që drejton, jashtë asaj studioje mijëra studentë qëndronin në të ftohtë nëpër rrugët e krryqytetit duke protestuar për kauzat e tyre të drejta, dhe kjo natyrisht e shqetësonte Ramën.

Përgjatë rreth tre orëve ku pjesën më të madhe të saj e rezauroi ai duke folur, kryeministri herë pas here shpërfaqte tensionin dhe makthin e tij të brendshëm përmes gjesteve të pakontrolluara, mimikës së shpërfytyruar dhe fjalëve që stërpërsëriste sikur të ishte duke i thënë për herë të parë.

Më poshtë video dhe fotogaleri, mbledhur nga faxëeb, nga momentet e ‘monologut’ të Ramës:

Login to post comments