Studentët thirrje Ramës: Mos u merr me FRESSH-in dhe Dudushin, por zgjidh 8 kërkesat!

E mërkurë, 12 December 2018 11:47

Protetsuesit përpara kryeministrisë i janë drejtuar me thirrje të forta studentëve nga i gjithë vendi për të mos u shqetësuar nga fakti se ku protestohet, te Kryeministria apo te Ministria e Arsimit, pasi e rëndësishme është të protestohet.
Njeri prej studentëve që e mori fjalën në megafon tha: “Rama ende ai s’ka kërkuar falje për ngelësit. Premton se do të bëjë më shumë se duam ne. Po pse s’e bën o burrë?! E thjeshtë, se do të bëhet pjesë e kësaj dhe t’u mburret shqiptarëve se e zgjidhi ai këtë. Ai nuk heq dorë nga “dialogu’ dhe merret me FRESSH-in dhe Dudushin, po ne nuk jemi budallenj. Rama do të jetë pjesë e zgjidhjes kur të kërkojë falje, kur të plotësojë kërkesat minimaliste dhe pasta t’i dyfishojë dhe trefishojë po të dojë”!

Login to post comments