Strukturat shtetërore duket se janë angazhuar për ti dhënë një tjetër goditje protestës.
Burime të sigurta brenda aministratës bëjnë me dije se ka nisur verifikimi i studentëve më aktivë në deklaratat e tyre gjatë protestës për të evidentuar më pas nëse këta të fundit kanë të punësuar në administratën publike prindër apo të afërm të tyre.
Gjithësesi ky informacion mbetet për tu konfirmuar.
Sot shënohet dita e shtatë e rezistencës para Ministrisë së Arsimit.
Një pjesë e studentëve janë vendosur aty, ndërsa pjesa tjetër po protestojnë para Kryeministrisë.
Kërkesa mbetet e njëjtë, plotësimi i 8 pikave të listuara prej ditësh.