LAJM I FUNDIT/ Studentët e Arkitekturës braktisin takimin me Ramën, në sallë vetëm Freshistë

E Enjte, 20 December 2018 17:31

Episodi i braktisjes së takimit me Ramën, është përsëritur edhe nga studentët e Universitetit Politeknik në Tiranë.

Pasi mori fjalën një studente e fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, iu ankua kreut të qeverisë se kërkon të bëjë vetëm monolog dhe jo të dialogojë.

Studentja: Më keni marrë në telefon dje në orën 10 të darkës.

Rama: Unë i respektoj të gjithë ata që mua më shkruajnë

Studentja: Jo. S’ke çfarë më shpjegon. Ju nuk doni dialog, doni monolog me veten. Nuk na bleni dot siç keni blerë 1000 FRESSH-ista. Zërin tonë do e dëgjoni. Nuk na ulni dot. Ju nuk doni të dëgjoni, vetëm të flisni vet. Kush do të dëgjojë monolog le të rrijë këtu. Ne po largohemi.

Një grup studentësh u larguan nga takimi, ndërkohë Rama kritikoi sërish sjelljen e tyre.

“Hajde shëndet, po kujdes edukatën, jam shumë i shqetësuar,” tha ai.

Modifikuar më E Enjte, 20 December 2018 17:56
Login to post comments