Dhunoi punonjësen e bashkisë në Elbasan, pranga 40-vjeçarit

Tuesday, 25 December 2018 09:35

Një 40-vjeçar nga Elbasani është arrestuar pasi siç njofton policia ka goditur e  kanosur verbalisht punonjësen e bashkisë së Elbasanit.

Në pranga ka përfunduar shtetasi  A.S, banues në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë  dhe ndaj 40-vjeçarit rëndon akuza e “goditjes për shkak të detyrës”.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin:

 
  • A.S., 40 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ka goditur e kanosur me fjalë shtetasen M.D., 35 vjeçe,  banuese në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, punonjëse e Bashkisë Elbasan.

Materialet u referuan në Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Goditjet për shkak të detyrës”,   “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 237 e 238 të Kodit Penal.”, njofton policia.

Login to post comments