Për shkak të një avarie të rëndë në transformatorin e nënstacionin Korçë kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Bilishtit, Vranishti, Gjanci, Rehova dhe pjesërisht periferia Korçë.
Grupet e punës të OSSHE janë ende në terren dhe po punojnë për eliminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë sa më shpejt tek abonentët.
Theksojmë se qyteti i Korçës dhe zonat turistike të Dardhës dhe Voskopojës furnizohen normalisht me energji.