"Tualeti i seancave parlamentare është gjithmonë me "defekt" kur ka seanca gjyqësore"

E Enjte, 27 December 2018 17:06

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Tualant Balla dhe pse është aktiv duke bërë deklarata të ndryshme e duke nxitur debate në Parlament, kur vjen puna tek seancat gjyqësore nuk është dhe aq i tillë.

Të paktën këtë nënkupton veprimi i tij i fundit, për të cilin ka reaguar djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.
Shkëlzeni ishte sot në gjyq për padinë ndaj deputetit Taulant Balla.

Duke qenë se për të disatën herë ndodh kjo gjë, Balla nuk ishte i pranishëm as në këtë seancë, çka ka detyruar Berishën të reagojë.

Me anë të një postimi në Facebook, Shkëlzen Berisha i jep nota ironia mungesës së Ballës.

“Tualeti i seancave parlamentare, është gjithmonë me “defekt” kur ka seanca gjyqësore.” shkruan ai.

Kujtomë se djali i ish-kryeministrit Berisha ka kërkuar dënimin e Ballës për deklarimet e bëra në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ.

Login to post comments