Vijon ende protesta e diasporës pas Kryeminsitrisë. kësaj proteste i janë bahskuar edhe banorët e Bregut të Lumit të cilët kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre. Në protestë ka folur shumë intelektualë të cilët shprehen se vendi tahsmë është në një krizë dhe shqiptarët kanë shumë probleme.
Një qytetar i ri u shpreh se ai me gruan e tij nuk po bëjnë fëmijë pasi nuk kanë mundësi t’i krijonë të ardhme edhe pse po punojnë.
“Fasada për të ndryshuar ministrat nuk pin më ujë Z.Kryeministër. Nëse Sajmir Tahiri e mbushi vendin me drogë, sot me firmën tënde ai po tenton të rikthehet në politikë dhe jo të shkojë në burg, atje ku e meriton. Sot Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj bashkë me ty po pastrojnë paratë e drogës që ti e mbolle, që ti e tregtove mbi kurrizin tonë. Erion veliaj dhe ti i pari meritoni burg, sepse unë me bashkëshorten time prej 4 vitesh po sakrifikohemi 12 orë në punë ndërkohë që jashtë, në profesionin tim të lokopedit, paguhen shumë më mirë dhe për 8 orë punë. Unë me bashkëshorten time po sakrifikojmë sepse nuk po bëjmë një fëmijë dhe të krijojmë një familje sepse nuk kemi ende mundësi t’i sigurojmë atij një të ardhme”, u shpreh i riu me profesion mjek.