Lleshaj ndryshon kupolën në Policinë e Shtetit, dy emërime në filim të vitit

Premte, 04 Janar 2019 12:26

Ndryshime të rëndësishme në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit që pas marrjes së detyrës nga ministri i Brerndshëm, Sandër Lleshaj.

Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu patën sot një takim me drejtuesit qendrorë të Policisë së Shtetit.

Gjatë këtij takimi bënë të njohur dy urdhra të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Në bazë të urdhrave të mësipërm, Drejtues i Lartë Tonin Vocaj emërohet Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Ndërsa Drejtues i Lartë Eduart Merkaj emërohet Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit.

Login to post comments